Stuhia e borës godet SHBA, anulohen qindra fluturime

Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë Bregun Lindor të Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar deri në 60 cm reshje bore në qytete si New York City, Boston, Philadelphia dhe Washington.

Burimi: Reuters

22.02.2026. 09:11

Stuhia e borës godet SHBA, anulohen qindra fluturime

Një stuhi dimërore ka përfshirë Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje të dendura bore dhe erëra të forta në disa prej zonave më të populluara të vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa rajone trashësia e borës pritet të kalojë 30 centimetra, ndërsa në zona të izoluara mund të arrijë deri në 60 centimetra.

Qendra të mëdha urbane si New York City, Boston, Philadelphia dhe Washington D.C. janë vënë në gatishmëri, me autoritetet që paralajmërojnë për ndërprerje të mundshme të transportit dhe kushte të rrezikshme në rrugë.

Ndërkohë edhe disa nga aeroportet kryesore kanë njoftuar anulimin e qindar fluturimeve, për shkak të kushteve të pafavorshme për uljen e avionëve në pista.

Kjo stuhi vjen vetëm pak javë pasi një tjetër mot i ashpër dimëror goditi të njëjtin rajon në fund të janarit.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, u ka bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke theksuar se qarkullimi, veçanërisht në orët e para të së hënës, mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për shkak të akullit dhe grumbullimit të madh të borës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)