Tornadot godasin Michiganin dhe Oklahomën, të paktën 6 viktima

Të paktën 6 persona humbën jetën si pasojë tornadovë që goditën Michighanin dhe Oklahomën

Burimi: BBC

08.03.2026. 09:05

Tornadot godasin Michiganin dhe Oklahomën, të paktën 6 viktima

Të paktën 6 persona humbur jetën dhe më shumë të tjerë janë plagosur për shkak të disa tornadove që goditën Michiganin dhe Oklahomën.

Zyrtarët thanë se 4 nga viktimat u regjistruan në Michiganin jugor, përfshirë një djalë 12-vjeçar ndërsa dy të tjerët humbën jetën në Oklahoma të premten.

Stuhitë rrëzuan pemë, linjat e energjisë, dëmtuan ndërtesa dhe shkulën çatitë e disa shtëpive duke lënë pas dëme të mëdha material.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se moti i keq mund të vazhdojë deri në fundjavë, duke paralajmëruar për stuhi dhe përmbytje edhe në Teksas.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan vorbulla masive që përshkonin qytetin Union dhe copa të mëdha mbeturinash dhe pluhuri fluturonin mbi një parking makinash në qytetin e Three Rivers.

Zyrtarët e menaxhimit të emergjencave thanë se ekipet lokale të ndihmës po vazhdojnë të kërkojnë në zonat e dëmtuara për persona të bllokuar apo në vështirësi.

Guvernatori i Oklahomës, Kevin Stitt shpalli gjendje të jashtëzakonshme për qarqet Alfalfa, Creek, Grant, Major, Okmulgee, Rogers, Tulsa dhe Wagoner për të siguruar që banorët të kenë mbështetjen dhe burimet që u nevojiten pas stuhive të natës së kaluar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)