Irani shkatërron dronët italianë në Kuvajt, sulmohet baza ku ndodhen edhe ushtarë amerikanë

Një bazë ushtarake në Kuvait, ku janë të vendosur edhe ushtarë amerikanë dhe italianë, është goditur nga një sulm me dronë nga Irani, duke shkaktuar dëme në pajisjet ushtarake.

Burimi: Sky News

15.03.2026. 15:57

Irani shkatërron dronët italianë në Kuvajt, sulmohet baza ku ndodhen edhe ushtarë amerikanë

Një bazë ushtarake në Kuvait, ku janë të vendosur edhe ushtarë amerikanë dhe italianë, është goditur nga një sulm me dronë nga Irani, duke shkaktuar dëme në pajisjet ushtarake.

Sipas raportimeve dhe konfirmimit nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë, sulmi ka goditur një magazinë ku ruheshin dronë ushtarakë italianë. Si pasojë e shpërthimit, disa prej këtyre mjeteve ajrore pa pilot janë shkatërruar.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se dronët e dëmtuar konsideroheshin një “aset i domosdoshëm” për kryerjen e aktiviteteve operacionale, pasi përdoreshin për misione zbulimi dhe monitorimi në rajon.

Në bazën ushtarake në Kuvajt janë të stacionuara trupa amerikanë dhe italianë. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga sulmi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)