“Irani, i dëshpëruar për një marrëveshje”, Trump: Po flasim me njerëzit e duhur

Presidenti Trump deklaroi edhe njëherë se janë vendosur kontaktet me njerëzit e duhur në Iran, të cilët dëshirojnë me çdo kusht fundin e luftës.

Burimi: BBC

24.03.2026. 19:58

“Irani, i dëshpëruar për një marrëveshje”, Trump: Po flasim me njerëzit e duhur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dalë shkurtimisht përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ku ka folur edhe njëherë për situatën në Lindjen e Mesme.

Lideri amerikan, teksa e cilësoi sërish si një sukses të vërtetë operacionin ndaj Iranit shtoi se republika islamike është “e dëshpëruar për arritjen e një marrëveshje”.

"Po kemi sukses të jashtëzakonshëm me Iranin. Patëm një në Venezuelë, tani kemi një në Iran. Ata nuk kanë më udhëheqës. Të gjithë udhëheqësit janë zhdukur. Askush nuk e di me kë të flasë, por ne në fakt po flasim me njerëzit e duhur dhe ata duan të bëjnë një marrëveshje me kaq dëshpërim. Nuk keni idenë se sa shumë duan të bëjnë një marrëveshje. Dhe do të shohim se çfarë ndodh", deklaroi presidenti Trump.

Ndërkohë, që Irani nga ana e tij ka mohuar kategorikisht se ka vendosur kontakte me zyrtarë amerikanë për arritjen e një armëpushimi.

Pakistani ka shprehur gatishmërinë për mikpritjen e një tryeze mes delegacioneve amerikane dhe iraniane, por me kushtin e vetëm që të dyja palët duhet ta dëshirojnë këtë gjë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)