Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i arrestuar në fillim të këtij viti në Caracas nga forcat speciale amerikane dhe transferuar në New York, do të paraqitet sërish në gjykatën federale të qytetit. Kjo do të jetë është seanca e parë pas asaj të janarit, ku ndaj tij dhe bashkëshortes Cilia Flores, u ngritën akuzat për trafik droge dhe terrorizëm.
Sipas raportimeve të CNN, Maduro do të përpiqet të argumentojë se qeveria amerikane po pengon aftësinë e tij për t’u mbrojtur dhe kërkon që çështja të mbyllet. Ai dhe bashkëshortja ndodhen në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn dhe kanë deklaruar se nuk janë fajtorë për akuzat për kontrabandë armësh dhe kokainë, prej të cilave mund të dënohen me mbi 25 vjet burg.
Ndërkohë, avokati i ish-presidentit, Barry Pollack ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga çështja nëse SHBA nuk lejon qeverinë venezueliane të paguajë shpenzimet e tij ligjore. Sipas tij, Zyra për Kontrollin e Aseteve Jashtë Vendit në Departamentin e Thesarit kishte dhënë dhe më pas revokoi autorizimin, që lejonte qeverinë e Venezuelës të kryente pagesat.
Prokurorët federalë kanë thënë se lirimi fillestar i fondeve ishte një gabim administrativ dhe nënvizojnë se Maduro dhe bashkëshortja kanë akses në fondet e tyre personale për të paguar avokatët. Në çdo rast, ligji amerikan siguron që çdokush të ketë mbrojtje ligjore, edhe në mungesë të fondeve personale, duke caktuar një avokat nga shteti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)