Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Polonia do të vendosë mina kundër personit në kufirin e saj me Rusinë për herë të parë nga Lufta e Ftohtë. Lajmi u konfirmua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Pawel Zalewski.
Polonia ka vendosur të nisë prodhimin e minave kundër personelit për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, në kuadër të një strategjie të re mbrojtëse për forcimin e kufirit të saj lindor me Bjellorusinë dhe Rusinë. Lajmi u konfirmua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Pawel Zalewski, në një intervistë për Reuters, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në politikën e sigurisë së Varshavës.
Minat do të jenë pjesë e programit të quajtur “Mburoja Lindore”, i cili synon të fortifikojë rreth 800 kilometra kufi, përfshirë zonën përreth enklavës ruse të Kaliningradit. Sipas Zalewskit, Polonia ka nevojë për sasi të mëdha minash sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa prodhimi pritet të nisë pas përfundimit të procesit të tërheqjes nga Konventa e Otavës, më 20 shkurt 2026.
Kompania shtetërore polake Belma, e cila tashmë furnizon ushtrinë me lloje të tjera municionesh, ka bërë të ditur se po përgatitet për një kërkesë që mund të arrijë në 5–6 milionë mina të të gjitha llojeve. Aktualisht, Belma prodhon rreth 100 mijë mina në vit, por kapaciteti mund të rritet deri në 1.2 milionë njësi në vitin e ardhshëm.
Autoritetet polake kanë theksuar se prioritet do të jenë nevojat e brendshme të sigurisë, por nuk e përjashtojnë mundësinë e eksportit të minave drejt Ukrainës. “Ukraina është një prioritet absolut, sepse siguria e Evropës dhe e Polonisë përcaktohet në frontin Rusi–Ukrainë”, u shpreh Zalewski.
Vendimi i Polonisë vjen në një kontekst më të gjerë rajonal, ku disa vende të Evropës Lindore dhe Veriore po rishqyrtojnë angazhimet e tyre ndaj traktatit ndërkombëtar që ndalon minat kundër personelit, për shkak të kërcënimeve në rritje nga Rusia.
Një 54-vjeçar grek dhe një 37-vjeçar rumun janë arrestuar nga autoritetet gjermane pasi akuzohen për sabotim të anijeve luftarake të Marinës Gjermane.Ata kishin hedhur mbi 20 kilogramë zhavorr gërryes në motor, ndërsa kishin shkaktuar dëme në tubat e furnizimit me ujë të pijshëm, duke hequr kapakët.
16:00 1 h më parë03.02.2026.
Autori
Miroslav Lacjak mbante deri para pak ditësh postin e këshilltarit për sigurinë kombëtare të kryeministrit sllovak, detyrë nga e cila dha dorëheqjen.
15:30 1 h më parë03.02.2026.
Autori
Një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë, me përvojë të gjatë pune, u arrestua të martën në mëngjes nën dyshimin për spiunazh, për llogari të inteligjencës ruse.
11:59 5 h më parë03.02.2026.
Autori
Organizata bamirëse e Sarah Ferguson, Sarah's Trust, ka njoftuar se do të mbyllet "për një kohë të parashikueshme" vetëm disa ditë pasi dolën detaje të reja rreth miqësisë së ish-Dukeshës së Jorkut me Jeffrey Epstein.
11:50 5 h më parë03.02.2026.
Autori
Dy raste të rrjedhjes së monoksidit të karbonit, me 34 persona të helmuar në total, janë regjistruar këtë të martë në Itali.
10:56 6 h më parë03.02.2026.
Autori
Një sheh kosovar u dënua me 3,5 vjet burg në Zvicër për mashtrime financiare sistematike prej 1,5 milionë frangash, duke përfshirë përdorimin e familjes dhe ndihmësve për fitime të paligjshme dhe jetesë luksoze.
10:51 6 h më parë03.02.2026.
Autori
New York Times raporton se Teherani po tregon gatishmëri për të bërë lëshime përpara takimit të së premtes në Stamboll, ku pala amerikane do të përfaqësohet me të besuarin e Trump, Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij Jared Kushner.
10:37 6 h më parë03.02.2026.
Autori
Një skandal ka përfshirë një tempull budist në Tajlandë, ku 4 murgj u arrestuan për përdorim droge dhe mbajtje të sendeve të palejuara.
10:26 6 h më parë03.02.2026.
Autori
Autoritetet besojnë se nëna 84-vjeçare e prezantueses së emisionit "Today", Savannah Guthrie, është rrëmbyer ose marrë kundër vullnetit të saj, dhe sherifi tha të hënën se është e domosdoshme që ajo të gjendet shpejt sepse mund të vdesë pa ilaçet e saj.
10:10 7 h më parë03.02.2026.
Autori
Komente (0)