Bllokohet autostrada në Itali, grabitet një tjetër mjet i blinduar

Një tjetër kamion i blinduar është grabitur në mes të një autostrade në Itali. Grabitësit i vunë flakën dhe dy makinave teksa nuk dihet sasia e parave të vjedhura.

Burimi: Tgcom

05.01.2026. 09:45

Bllokohet autostrada në Itali, grabitet një tjetër mjet i blinduar

Një mjet i blinduar që transportonte para është grabitur rreth orës 6:30 të mëngjesit në autostradën A14 në provincën e Chietit në Itali. Ngjarja ndodhi në aksin Ortona-Francavilla–Pescara Sud, duke shkaktuar kaos të madh në qarkullim dhe mbylljen e përkohshme të autostradës.

Autorët e grabitjes lanë mbi rrugë shumë gozhdë, tymuese dhe i vunë flakën dy mjeteve, për të penguar ndërhyrjen e forcave të rendit. Ende nuk është e qartë nëse janë përdorur armë zjarri gjatë sulmit apo sasia e parave të grabitura.

Sipas njoftimit të Autostrade per l’Italia, në grabitje janë përfshirë tre makina dhe një kamion. Policia po heton për të zbardhur plotësisht dinamikën e sulmit.

Ngjarja ngre sërish alarmin për sigurinë, pasi kjo nuk është hera e parë që banda të organizuara kryejnë grabitje të ngjashme ndaj mjeteve të blinduara në autostradat italiane, duke përdorur metoda të sofistikuara dhe shumë të rrezikshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)