Italia po përballet me një valë gripi dhe kjo po ndjehet më shumë në urgjencat e spitaleve. Çdo ditë po rritet numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore, sidomos të moshuarit dhe pacientët më të dobët.
Në shumë spitale, sallat e pritjes janë të mbushura dhe pacientët detyrohen të qëndrojnë për orë të tëra në barela, sepse nuk ka shtretër të lirë. Janë shtuar rastet e pneumonisë, ndërsa tek fëmijët është vënë re një ulje e bronkioliteve, falë vaksinimit.
Edhe shërbimi i urgjencës 118 është nën presion të madh. Ka shumë telefonata, shpesh edhe për raste që nuk janë emergjente. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të telefonojnë vetëm kur kanë simptoma serioze, si vështirësi në frymëmarrje.
Problemi kryesor në urgjenca mbetet pritja e gjatë për shtrim në spital. Pacientët që duhet të shtrohen qëndrojnë në barela, duke bllokuar hyrjen e pacientëve të tjerë. Kjo sjell vonesa të gjata dhe lodhje për stafin mjekësor.
Situata është veçanërisht e rëndë në disa rajone si Sicilia dhe Sardenja, ku mungesa e shtretërve është një problem i vjetër. Edhe në veri të Italisë, si në Lombardi, Veneto dhe Liguri, urgjencat po përjetojnë fluks të lartë pacientësh.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)