Erë me 159 km/h, dëborë dhe mbi 70.000 familje pa energji, stuhia ‘Goretti’ paralizon Britaninë

Erëra deri në 159 km/orë, dhjetëra mijëra pa energji elektrike, aeroporte dhe shkolla të mbyllura. Këto janë pasojat e stuhisë “Goretti” që i është afruar Britanisë së Madhe këtë fundjavë, ndërsa paralajmërime të shumta me kodin e kuq janë lëshuar nga Zyra Meteorologjike.

Burimi: Sky News

09.01.2026. 10:26

Erë me 159 km/h, dëborë dhe mbi 70.000 familje pa energji, stuhia ‘Goretti’ paralizon Britaninë

Moti i keq ka goditur në nisje të kësaj fundjave Mbretërinë e Bashkuar dhe stuhia e pagëzuar me emrin “Goretti” po i afrohet ishullit, duke sjellë kushte ekstreme të motit, përfshirë shira të rrëmbyeshëm, erë të fortë, borë dhe temperatura të ulëta.

Megjithëse një paralajmërim për erëra të forta që do të prekin Kornuoll dhe Ishujt Scilly u hoq, efektet e stuhisë mbeten të forta. Sipas Zyrës Meteorologjike, erëra me shpejtësi deri në 159 km/orë u regjistruan në Aeroportin e Shën Marisë në Ishujt Scilly, duke vendosur një rekord të ri për zonën.

Më shumë se 500,000 njerëz në zonat me rrezik të lartë kanë marrë mesazhe paralajmëruese emergjente në telefonat e tyre celularë, ndërsa më shumë se 70,000 familje në Angli dhe Uells mbeten pa energji elektrike.

Probleme të konsiderueshme po regjistrohen edhe në transport, pasi Aeroporti i Birminghamit pezulloi funksionimin e pistave të tij për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Në Jersey është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi ishulli është nën alarm të kuq, ndërsa autoritetet në Guernsey u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi. Dhjetëra shkolla në pjesë të Midlands dhe Uellsit do të mbeten të mbyllura, ndërsa priten reshje të dendura bore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)