Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Ka shkuar në 39 numri i viktimave të aksidentit tragjik të përplasjes së trenave me shpejtësi të lartë në Kordoba të Spanjës

19.01.2026. 08:30

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Ka shkuar në 39 numri i viktimave të aksidentit tragjik të përplasjes së trenave me shpejtësi të lartë në Kordoba të Spanjës.

Garda Civile bën të ditur se dhjetëra të tjerë janë plagosur. Vagonët e një treni që shkonte në Madrid dolën nga shinat dhe kaluan në shinat e kundërta, duke u përplasur me një tren që vinte përballë në Adamuz.

Katërqind pasagjerë dhe staf ishin në të dy trenat, thanë rrjetet hekurudhore. Të paktën 73 persona u dërguan në spital, 24 prej tyre të plagosur rëndë, përfshirë katër fëmijë, sipas shërbimeve të emergjencës së Andaluzisë.

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, e përshkroi incidentin si "jashtëzakonisht të çuditshëm", ndërsa zyrtarët nisën një hetim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)