Besimtarët muslimanë festojnë sot Fiter Bajramin

Besimtarët muslimanë sot festojnë festën e Fiter Bajramit, që shënon dhe fundin e muajit të agjërimit, atë të Ramazanit.

20.03.2026. 07:10

Besimtarët muslimanë festojnë sot Fiter Bajramin

Besimtarët muslimanë sot festojnë festën e Fiter Bajramit, që shënon dhe fundin e muajit të agjërimit, atë të Ramazanit.

Besimtarët në Tiranë kanë falur namazin në sheshin Skënderbej, ndërsa festimet kryesore të dotë jenë në xhaminë e Namazgjasë. 

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, uroi një ditë më parë shqiptarët për Fiter Bajramin.

Në mesazhin e tij, Spahiu uroi që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje shqiptare.

“Me rastin e Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë. Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje, si dhe begati e mirësi në jetën tuaj. Zoti e pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona përgjatë gjithë këtij muaji të bekuar!”, u shpreh ai. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)