Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 21 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sekretari i NATO, Mark Rutte tha përpara eurodeputetëve se Ukraina po kalon një fazë shumë të vështirë të luftës dhe paralajmëroi se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të garantojë sigurinë pa mbështetjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ngriti alarmin për situatën në Ukrainë, duke deklaruar se vendi po hyn në një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit, si pasojë e goditjeve të shtuara ruse ndaj rrjeteve energjetike dhe objekteve strategjike që kanë lënë mijëra banorë pa energji dhe ngrohje në këto ditë dimri.
Në fjalimin e tij para eurodeputetëve, Rutte theksoi se sulmet kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të civilëve dhe në funksionimin e qyteteve kryesore.
Shefi i NATO foli edhe për përpjekjet diplomatike që janë duke u zhvilluar për paqen në Ukrainë, duke vlerësuar rolin e SHBA-ve në nxitjen e dialogut dhe duke përmendur angazhimin e disa vendeve evropiane për të ndërtuar mekanizma të qëndrueshëm sigurie për Kievin. Sipas tij, qëllimi kryesor mbetet ndalimi i luftës përmes një zgjidhjeje afatgjatë, që do të garantonte stabilitet dhe do të shmangte një rikthim të agresionit rus.
Gjithashtu, Rutte i kërkoi Bashkimit Evropian fleksibilitet në përdorimin e fondeve të dedikuara për mbrojtjen, duke paralajmëruar se kufizimet burokratike mund të pengojnë furnizimin e shpejtë të Ukrainës me pajisje jetike. “Vendimet duhet të bazohen në realitetin në terren”, nënvizoi ai.
Duke prekur zhvillimet në Arktik, Rutte tha se NATO duhet të rrisë vëmendjen ndaj rajonit për shkak të interesave në rritje të Rusisë dhe Kinës. Ai theksoi se marrëdhëniet mes SHBA-ve, Danimarkës dhe Groenlandës janë çështje delikate, por lidhen drejtpërdrejt me sigurinë kolektive.
Në fund, Rutte u shpreh se Evropa nuk mund të garantojë mbrojtjen e saj pa mbështetjen amerikane, duke theksuar se partneriteti transatlantik mbetet shtylla kryesore e sigurisë evropiane.
Ekspertët besojnë se lëvizjet nuk lidhen me rindërtim, por me përpjekje për të vlerësuar nëse materiale të rëndësishme bërthamore kanë mbijetuar pas sulmeve ajrore të vitit të kaluar.
09:09 34 min më parë31.01.2026.
Autori
Bilanci përfundimtar mbetet ende i paqartë, dhjetëra persona raportohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
08:56 47 min më parë31.01.2026.
Autori
“El Helicoide”, një nga institucionet simbol të represionit politik, do të transformohet në një qendër sociale dhe sportive për punonjësit e policisë dhe familjet e tyre.
08:34 1 h më parë31.01.2026.
Autori
Izraeli është gati të pranojë se mbi 71 mijë persona janë vrarë në Gaza, që nga nisja e operacionit ushtarak të tij.
21:41 12 h më parë30.01.2026.
Autori
Danimarka prezanton politikat e reja kundër emigracionit që parashikojnë deportimin e të huajve të dënuar me më shumë se një vit burg.
19:58 13 h më parë30.01.2026.
AutoriDepartamenti i Drejtësisë i SHBA-së do të publikojë mbi 3 milionë faqe dokumente dhe qindra mijëra imazhe e video lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, duke përfshirë materiale të sekuestruara nga pajisjet e tij dhe dokumente të hetimeve të mëparshme.
19:38 14 h më parë30.01.2026.
Autori
I nxehti ka goditur prej disa ditësh Australinë. Termometri ka shënuar në disa zona 50 gradë Celsius.
19:21 14 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti Trump njoftoi në Truth nominimin e Kevin Warsh si kryetar të Bordit të Rezervës Federale.
19:00 14 h më parë30.01.2026.
Autori
Antonio Guterres paralajmëroi se OKB-ja rrezikon kolaps financiar për shkak të mospagesës së kontributeve nga shtetet anëtare, veçanërisht pas tërheqjes së financimeve nga SHBA-ja.
18:43 15 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)