Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit që ndezi debate në Itali tani është pa fytyrë. Ai u mbulua brenda natës nga Bruno Valentinetti, restauruesi që e gjeti veten në qendër të stuhisë së kritikave dhe u vu në shënjestrën e Vatikanit ditët e fundit.
Kjo pasi restaurimi që Valentinetti po kryente dyshohet se nuk ndiqte tiparet e figurës origjinale në bazilikën romake të San Lorenzo në Lucina dhe engjëlli i ngjante tej mase shefes së qeverisë në Romë.
"E mbulova sepse Vatikani më tha ta bëja. Ata e donin kështu dhe unë e fshiva. Tani vepra origjinale duhet të restaurohet”, shpjegoi ai.
Afresku që duket se i ngjante Giorgia Melonin ishte kthyer në një atraksion turistik ditëve të fundit, ku qindra vizitorë u ndalën për ta fotografuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)