Urinimi në një këpucë nga qeni i autorit, mund të jetë bërë shkak për vrasjen e një ultrasi të njohur të Lacios. Konflikti që i mori jetën Giovanni Bernabucci-t nisi mëngjesin e 13 shkurtit dhe përfundoi me vrasje në mbrëmje.
Në një këpucë të tifozit të Lazios, me nofkën "Hiena" u gjet njollë e urinës së qenit të fqinjit të tij, Davide Ernesi-t, i cili e goditi me thikë për vdekje 52-vjeçarin mbrëmjen e së premtes, në një bllok apartamentesh në lagjen Santa Lucia të Viterbos.
Atë mbrëmje, Davide Ernesti telefonoi në numrin e urgjencës për të raportuar se ishte sulmuar në apartamentin e tij nga Bernabucci. Oficerët më vonë e gjetën të vdekur në dysheme 52-vjeçarin, të çarë në gjoks me disa goditje thike.
Sipas informacioneve vrasja ishte kulmi i debatit midis të dyve që kishte filluar që nga mëngjesi, kur Bernabucci, sipas Ernesti-t, e sulmoi atë, duke e goditur dhe duke e shtyrë poshtë shkallëve.
Në mbështetje të kësaj teorie janë ato që u tha e dashura e Ernesti-t hetuesve dhe seria e mesazheve me tekst të gjetura në telefonat e tyre, përfshirë ato të dërguara nga Bernabucci jo vetëm Ernesti-t, por edhe partneres së tij, me kërcënime me vdekje drejtuar të dyve dhe qenit të çiftit.
Dhe mesazhi i Ernesti-t drejtuar gruas, ku, duke shfryrë zemërimin, ai dyshohet se la të kuptohej se do të përfundonte pas hekurave, por do ta vriste shokun e tij. Më në fund, sipas asaj që thuhet se tha Ernesti kur mbërritën oficerët, Bernabucci, pasi u kthye në shtëpi atë mbrëmje, e la makinën e tij të ndezur në oborr, me derën hapur, dhe më pas u nis drejt apartamentit të tij në katin përdhes, duke tundur një thikë.
Grindja dyshohet se rifilloi, por kujtesa e Ernesti-t, sipas versionit të tij, u ndal kur pa armën dhe që nga ajo kohë, ai nuk kujton asgjë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)