Pasi Putin lëshoi "Satanin", Medvedev kërcënon Perëndimin: Tani e keni Rusinë më pranë!
Medvedev, në një postim në versionin anglisht, në X, përgëzoi "miqtë" perëndimorë të vendit për provën e suksesshme, siç e përshkroi ai, të raketës balistike ndërkontinentale, duke shtuar se ky zhvillim i sjell ata "shumë më afër" me vendin e tij.
Me një ton kërcënues ndaj Perëndimit, ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev ka komentuar testimin e sistemit të ri të raketave Sarmat nga Rusia.
Medvedev, në një postim në versionin anglisht, në X, përgëzoi "miqtë" perëndimorë të vendit për provën e suksesshme, siç e përshkroi ai, të raketës balistike ndërkontinentale, duke shtuar se ky zhvillim i sjell ata "shumë më afër" me vendin e tij.
“Urime të gjithë ‘miqve’ të Rusisë në Perëndim për provën e suksesshme të sistemit strategjik të raketave "Sarmat". Tani jemi të gjithë shumë më afër!", shkroi ai me ironi.
Testi i suksesshëm i raketës u njoftua dje nga vetë Vladimir Putin. Rusia kishte provuar disa herë të kryente teste të ngjashme vitet e kaluara, të cilat kishin dështuar, duke shkaktuar vonesa në zhvillimin e raketës.
Sipas pamjeve të publikuara nga Kremlini të martën, Putin u informua për provën nëpërmjet videokonferencës nga komandanti i Forcave Strategjike të Raketave të Rusisë, Sergei Karakayev. Ky i fundit tha se lançimi konfirmoi besueshmërinë e dizajnit dhe karakteristikave teknologjike të sistemit.
Sipas autoriteteve ruse, Sarmat konsiderohet raketa më e fuqishme strategjike në botë. Bëhet fjalë për një raketë gjigante prej 208 tonësh, e lëshuar nga silura, me aftësi për të transportuar koka bërthamore drejt objektivave mijëra kilometra larg, përfshirë SHBA-në dhe Europën.
"Lëshimi ishte i suksesshëm", dëgjohet ti thotë Karakayev presidentit rus.
Ndërkohë, Putin përsëriti se Sarmat është "sistemi më i fuqishëm i raketave në botë", duke pretenduar se ka një rreze veprimi prej më shumë se 35,000 kilometrash, duke përfshirë në’ombrellë’ SHBA-të dhe Europën.
Përveç kësaj, fuqia totale e kokës bërthamore që Sarmat mund të mbajë është katër herë më e madhe se sisteme të ngjashme, ndërsa shpejtësia e tij mund të kalojë Mach 10, duke mbuluar një distancë prej 12,000 kilometrash në orë.
Raketa Sarmat është projektuar për të zëvendësuar raketat e vjetra sovjetike Voevoda, të njohura nga NATO si "Satani". Kremlini fillimisht kishte thënë se raketa do të hynte në shërbim operativ në vitin 2020, por afati është shtyrë vazhdimisht për shkak të problemeve teknike. Pavarësisht vonesave, Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë këmbëngulur për vite me radhë se sistemi ishte afër gatishmërisë së plotë operative.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministria e Shëndetësisë në Liban bëri të ditur se të paktën 2.896 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që prej 2 marsit të këtij viti. Rreth 9 mijë persona janë plagosur.
Më shumë se 10 javë nga fillimi i luftës, humbjet e përgjithshme të furnizimit nga vendet e Gjirit Persik kanë tejkaluar 1 miliard fuçi nafte, ndërsa rreth 14 milionë fuçi në ditë nuk po arrijnë në tregjet ndërkombëtare për shkak të kufizimeve në transport.
Kontrolli mbi zonën është i ndarë mes forcave të ndryshme ushtarake iraniane, ku pjesa perëndimore e ngushticës menaxhohet nga marina e Gardës Revolucionare, ndërsa pjesa lindore nga marina e rregullt e ushtrisë iraniane.
Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar së fundmi një vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është takuar me presidentin e vendit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Takimi mes Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping po ndiqet me shqetësim të madh nga Tajvani, mes frikës se statusi politik i ishullit dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të bëhen pjesë e pazareve diplomatike mes dy fuqive.
Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Statistikave të Punës në Departamentin e Punës në SHBA, indeksi i çmimeve të prodhimit për kërkesën finale u rrit me 1.4% në prill, pas një rritjeje të rishikuar në 0.7% në muajin mars.
Autoritetet në Turqi kanë arrestuar 324 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar në dhjetëra provinca të vendit.
Në vendngjarje janë parë forca ushtarake duke hyrë në godinën e Senatit, ndërsa ende nuk është e qartë se kush i ka kryer të shtënat. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Komente (0)