Irani kërcënon ushtarët amerikanë në Katar: E dimi ku rrini, asgjë nuk iu shpëton

Një kanal në Telegram i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit kërcënon se ka zbuluar ku qëndrojnë komandantët amerikanë në Katar dhe shton se do i godasë nëse ka një sulm ndaj Republikës Islamike.

Burimi: Iran International News

17.01.2026. 18:32

Irani kërcënon ushtarët amerikanë në Katar: E dimi ku rrini, asgjë nuk iu shpëton

Një profil ushtarak iranian në rrjetin social Telegram, i cili është i lidhur me Gardën Revolucionare të Irani ka lëshuar kërcënim të reja ndaj trupave amerikane që qëndrojnë në Katar.

Një mesazh i postuar në këtë kanal, pretendon se ushtria iraniane e di se ku qëndrojnë ushtarakët amerikanë dhe drejtuesit e lartë të tyre, pas tërheqjes së tyre nga baza ajrore në Al Udeidit.

“Zhvendosja e komandantëve dhe oficerëve të Komandës Qendrore të SHBA-së nga baza Al-Udeid në Hotelin Sheraton në Doha, dhe transferimi i dhomës së operacioneve të sabotimit në këtë hotel, nuk do t'i mbrojë ata në asnjë mënyrë nga një përgjigje vendimtare dhe e fuqishme e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, në rast të ndonjë agresioni kundër territorit iranian,” shkruhet në kanalin Sepah Pasdaran.

Në mesazh është bashkëngjitur dhe një foto nga hoteli nën shënjestër të kuqe ku shkruhet “Operations Center Media”.

Mesazhe të tilla kërcënuese kanë rritur edhe njëherë tensionet në Lindjen e Mesme, me presidentin Trump që u shpreh pak orë më parë se i kishte mbushur mendjen që të mos sulmonte Iranin.

Ai kishte deklaruar se do të qëllonte mbi regjimin e Republikës Islamike për vrasjen e protestuesve, por tashmë ky qëndrim ka ndryshuar.

Ndërkohë, shumë vende perëndimore iu kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre në Iran që të largohen sa më shpejt nga ky vend për arsye sigurie.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)