Pas disa orësh qetësi, sirenat e alarmit janë dëgjuar sërish në Izrael për shkak të një sulmi tjetër me raketa dhe dronë nga ana e Iranit.
Sipas mediave ndërkombëtare, ky sulm i fundit kishte në shënjestër objektet strategjike të Izraelit në fushën e naftës dhe gazit.
Mësohet se raketat e Iranit ishin drejtuar rreth një objekti të vendosur në Haifa ku ka rezervuarë të mëdhenj gazi natyror dhe karburanti, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të ngjashme nga IDF, një ditë më parë.
Lajmi u konfirmua dhe nga agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, e cila citonte disa burime nga Rojet Revolucionare.
Ndërkohë nga Izraeli konfirmohet se këto raketa dhe dronë janë interceptuar nga sistemi i mbrojtjes Iron Dome, dhe nuk ka pasur dëme në objektet e depozitimit të naftës.
Sirenat janë dëgjuar në pjesë të mëdha të Izraelit qendror, në Jerusalem dhe në disa zona të jugut, duke detyruar miliona njerëz të strehohen në bunkerë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)