Grupi palestinez Hamas ka deklaruar se është gati të dorëzojë këtë javë drejtimin e Rripit të Gazës te Komiteti Kombëtar për Administrimin. Kjo organizatë, e udhëhequr nga inxhinieri Ali Shaaz, u krijua dhe nisi aktivitetet e tij në Kairo të mërkurën e kaluar.
Një burim brenda lëvizjes, i cili ishte në brendësi të negociatave, tha se Hamas-i ka “rikonfirmuar angazhimin e plotë” për t’ia dorëzuar administrimin komitetit të sapokrijuar. Burimi gjithashtu konfirmoi se udhëheqësit jashtë Gazës kanë udhëzuar organizatat dhe fraksionet e tyre të përgatiten për të dorëzuar detyrat dhe dokumentet e nevojshme.
Hamas “refuzon çdo përgjegjësi” për pengimin e procesit për përfundimin e luftës. “Mund të thuhet se Gaza tani është nën administrimin e Komitetit dhe pritet që të gjitha palët të përmbushin premtimet për të ofruar ndihma, për të nisur rindërtimin dhe për të lehtësuar vuajtjet e banorëve”, nënvijëzoi Lëvizja për Rezistencën Islamike.
Ata kanë dërguar një letër tek ndërmjetësit egjiptianë, ku kërkonin “zbatimin e kushteve të fazës së parë” të marrëveshjes së armëpushimit përpara diskutimit mbi dorëzimin e armëve në fazën e dytë. Ky proces nisi gjatë kësaj jave nga Shtetet e Bashkuara. Në fazën e parë janë parashikuar hapja e pikës kufitare të Rafah, furnizimin me shtëpi të parapërgatitura dhe ndihma, dorëzimin e mjeteve ndihmëse si buldozerë dhe ndërprerjen e shkeljeve të armëpushimit nga ushtria izraelite.
Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës është i përbërë nga 15 personalitete palestineze. Ai ka si misionin të qeverisë në mënyrë të përkohshme dhe rindërtojë qytetin e pasluftës, nën kontrollin e Këshillit të Paqes, të udhëhequr nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky hap është pjesë e fazës së dytë të planit amerikan për të vendosur paqen pas konfliktit në rajon.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)