Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Tre gazetarë palestinezë u vranë në një sulm izraelit në Gazën qendrore, ndërsa ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar persona të dyshuar të lidhur me Hamasin, duke nxitur reagime dhe dënime të forta nga organizata mediatike dhe ndërkombëtare.
Tre gazetarë palestinezë u vranë të mërkurën në mbrëmje në një sulm izraelit në Gazën qendrore, sipas ekipeve të ndihmës së shpejtë dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi.
Sipas autoriteteve lokale, makina e tyre u godit në zonën al-Zahra, ndërsa viktimat u identifikuan si Mohammed Salah Qashta, Anas Ghneim dhe Abdul Raouf Shaat. Ata thuhet se po punonin për një organizatë ndihme humanitare egjiptiane dhe po dokumentonin kampet për personat e zhvendosur.
Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur disa të dyshuar që operonin një dron të lidhur me Hamasin, duke pretenduar se ata përbënin kërcënim për trupat izraelite, ndërsa shtoi se rasti ishte nën shqyrtim.
Organizata humanitare egjiptiane tha se automjeti ishte i shënuar qartë me logon e saj dhe ishte në një mision humanitar në momentin e sulmit.
Ministria e shëndetësisë e Gazës njoftoi se tetë persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë, u vranë të mërkurën nga artileria dhe të shtënat izraelite në zona të ndryshme të territorit. Sipas mjekëve, viktimat përfshinin edhe një djalë 10-vjeçar dhe një djalë 13-vjeçar.
Hamasi e cilësoi sulmin ndaj gazetarëve si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Sindikata e Gazetarëve Palestinezë dhe organizata ndërkombëtare si Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dënuan ashpër vrasjet, duke i quajtur krime lufte.
Sipas CPJ-së, të paktën 206 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, duke e bërë këtë konfliktin më vdekjeprurës për gazetarët të dokumentuar ndonjëherë.
Dinamikat e reja gjeopolitike po bëjnë që mjaft shtete të afrohen me Kinën. Pas Kanadasë, së fundmi dhe kryeministri britanik Keir Starmer ka vizituar Pekinin.
13:50 4 min më parë29.01.2026.
Autori
11-vjeçari nga Belluno, i cili ndjek shkollën e mesme në San Vito di Cadore, duke mbajtur dy çanta shpine eci për kilometra të tëra në temperatura nën zero, pasi shoferi e detyroi të zbriste nga autobusi që e çonte në shkollë.
11:50 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Kryeministri britanik Keir Starmer i dhuroi Presidentit kinez, Xi Jinping topin e futbollit të ndeshjes së fundjavës në Premier League midis Manchester United dhe Arsenal, që u fitua nga 'Djajtë e Kuq' me rezultatin 3-2.
10:16 3 h më parë29.01.2026.
Autori
SBU ukrainase ka publikuar imazhe që tregojnë dronët e tyre kamikazë që godasin me sukses avionë në pesë baza të ndryshme ushtarake në Rusi. Humbjet e Moskës përfshijnë 11 avionë luftarakë Sukhoi dhe MiG, tre helikopterë dhe një avion transporti Antonov.
09:32 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Asambleja Kombëtare Franceze ka deklaruar unanimisht fundin e të ashtuquajturës "detyrë bashkëshortore". Edhe pse nuk është parashikuar kurrë në mënyrë të qartë në Kodin Civil, ky koncept vazhdoi të kosiderohej nga disa gjyqtarë
09:30 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të bien dakord për të vendosur Gardën Revolucionare Iraniane në "listën terroriste" të BE-së pas shtypjes së përgjakshme të protestave masive.
09:15 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thuhet se po shqyrton mundësinë e nisjes së sulmeve ushtarake në shkallë të gjerë kundër Iranit pas dështimit të bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit.
09:14 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi stuhia Kristin përshkoi Portugalinë qendrore dhe veriore, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëme të shumta.
09:00 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar në veri të Kolumbisë, duke vrarë të gjithë 15 personat në bord, sipas linjës ajrore shtetërore të vendit, Satena.
08:30 5 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)