“S’do lejojmë shtet terrorist arab”, ministri izraelit paralajmëron largimin e palestinezëve edhe nga Bregu Perëndimor

Qëllimi, sipas Smotrich, duhet të jetë vendosja e "sovranitetit" izraelit mbi këto territore palestineze.

18.02.2026. 11:50

“S’do lejojmë shtet terrorist arab”, ministri izraelit paralajmëron largimin e palestinezëve edhe nga Bregu Perëndimor

Ministri izraelit i Financave nga radhët e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka bërë thirrje për inkurajimin e imigracionit masiv të palestinezëve nga Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës i pushtuar  me qëllim vendosjen e sovranitetit izraelit mbi territoret palestineze.

“Ne do ta eliminojmë idenë e një shteti arab, terrorist”, tha Smotrich të martën në mbrëmje gjatë një eventi të organizuar nga partia e tij e Sionizmit Fetar.

“Më në fund do t’i anulojmë zyrtarisht dhe në thelb Marrëveshjet e mallkuara të Oslos dhe do të ndjekim rrugën drejt sovranitetit, duke inkurajuar imigracionin si nga Gaza, ashtu edhe nga Judeja dhe Samaria (emri biblik për Bregun Perëndimor të pushtuar). Nuk ka zgjidhje tjetër afatgjatë”, theksoi Smotrich.

Që nga fillimi i muajit, qeveria izraelite ka miratuar një sërë masash që synojnë forcimin e kontrollit të saj mbi Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967, madje edhe në zonat e qeverisura nga Autoriteti Palestinez bazuar në Marrëveshjet e Oslos të nënshkruara në vitet 1990.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)