Mediat amerikane pretendojë se ka zbuluar prova rreth strategjisë së administratës Trump për të rrëzuar regjimin e Ajatollahëve në Iran.
Sipas CNN, e cila citon disa burime në dijeni të çështjes, CIA ka krijuar kontakte dhe po punon mbi një plan për të armatosur forcat kurde në Iran që të nxisë një kryengritje popullore në Iran.
Gjithashtu, administrata e presidentit Donald Trump ka zhvilluar bisedime me grupe opozitare iraniane dhe me udhëheqës kurdë në Irak për ofrimin e mbështetjes ushtarake.
Grupet e armatosura kurde iraniane, që veprojnë përgjatë kufirit Irak-Iran, kryesisht në Rajonin e Kurdistanit të Irakut, disponojnë mijëra luftëtarë dhe së fundmi kanë lëshuar deklarata që ngrejnë dyshimet për një aktivizim të tyre në një të ardhme jo shumë të largët.
Burime kurde thonë se forcat opozitare pritet të përfshihen në një operacion tokësor në Iranin Perëndimor në ditët në vijim, duke shpresuar në mbështetje nga SHBA dhe Izraeli.
Ideja, sipas një burimi, është që forcat kurde të përballen me strukturat iraniane të sigurisë, duke krijuar hapësirë që protestuesit e paarmatosur në qytetet e mëdha të dalin në rrugë.
Vlerësimet e inteligjencës amerikane sugjerojnë se kurdët iranianë aktualisht nuk kanë burime të mjaftueshme për të organizuar një kryengritje të suksesshme pa mbështetje të gjerë. Për më tepër, grupet kurde mbeten të përçara dhe kërkojnë garanci politike përpara çdo angazhimi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)