Izraeli akuzon Iranin se po bombardon vendet e shenjta: Pezullohen lutjet për momentin

Izraeli ka akuzuar Iranin se në bombardimet e fundit ka shënjestruar vendet e shenjta fetare.

Burimi: Tgcom

12.03.2026. 19:25

Izraeli akuzon Iranin se po bombardon vendet e shenjta: Pezullohen lutjet për momentin

Izraeli ka akuzuar Iranin se në sulmet e tij të fundit ka shënjestruar Qytetin e Vjetër në Jeruzalem ku janë të pranishme dhe vendet më të shenjta për besimtarët e 3 feve.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Ministria e Jashtme izraelite deklaroi se regjimi iranian po lëshon raketa drejt Jerusalemit, duke shtuar se një nga raketat ka rënë vetëm disa qindra metra larg zonave të shenjta të qytetit.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në afërsi të Muri të Vajtimeve, Xhamisë Al‑Aqsa dhe Kishës së Varrit të Shenjtë, tre vende me rëndësi të jashtëzakonshme për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët.

Ministria e Jashtme izraelite publikoi edhe një video nga zona e goditur, ku shihen dëmet e shkaktuara nga shpërthimi. Autoritetet theksuan se, për arsye sigurie, janë marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur besimtarët dhe vizitorët.

“Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së besimtarëve është prioritet absolut. Për këtë arsye lutjet në të gjitha vendet e shenjta janë pezulluar përkohësisht”, thuhet në deklaratë.

Vendimi për pezullimin e aktiviteteve fetare është marrë për të shmangur rrezikun për mijëra besimtarë dhe turistë që frekuentojnë çdo ditë zonën e Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)