Ngushtica e Hormuzit, Irani sulmon me dronë një anije të lidhur me Izraelin

Pika që futi globin në krizë energjetike, Teherani lejon kalimin e anijeve humanitare por vetëm drejt Iranit dhe Omanit.

04.04.2026. 15:18

Ngushtica e Hormuzit, Irani sulmon me dronë një anije të lidhur me Izraelin

Garda Revolucionare Iraniane, e njohur me emrin Pasdaran, njoftoi se ka goditur me dronë një anije “të lidhur me Izraelin” në Ngushticën e Hormuzit. Për pasojë, në bordin e mjetit lundrues është shkaktuar zjarr.

Komanda e Marinës së Gardës Revolucionare njoftoi në platformën X se anija e shënjestruar “është e lidhur me regjimin sionist” dhe “ka marrë flakë”. Sipas tyre, anija quhet “Msc Ishyka”. Sipas faqeve të specializuara të transportit detar, bëhet fjalë për një anije kontejnerësh që lundron nën flamurin e Liberisë, ndërsa nuk ka ende të dhëna zyrtare për dëme të tjera apo viktima.

Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë dhënë leje për kalimin në Ngushticën e Hormuzit për anijet që transportojnë mallra bazë dhe ndihma humanitare. Sipas “Al Jazeera”, që citon agjencinë iraniane “Tasnim”, kjo leje do të vlejë kryesisht për anijet që janë të destinuara drejt porteve iraniane ose atyre në Detin e Omanit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)