“Marrëveshje të përhershme, nuk përdor armë bërthamore”, Trump “bekon” zgjatjen me 3 javë të armëpushimit Izrael-Liban

Presidenti amerikan theksoi se edhe nëse Irani ka rritur përkohësisht kapacitetet gjatë një pauze dyjavore, ushtria amerikane mund t’i neutralizojë ato “brenda një dite”.

24.04.2026. 10:52

“Marrëveshje të përhershme, nuk përdor armë bërthamore”, Trump “bekon” zgjatjen me 3 javë të armëpushimit Izrael-Liban

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se nuk do të përdorë armë bërthamore në luftën kundër Iranit, duke theksuar se operacionet ushtarake po zhvillohen vetëm me mjete konvencionale. “Pse duhet të përdor një armë bërthamore? Ne i kemi goditur plotësisht në mënyrë konvencionale pa të”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se armët bërthamore “nuk duhet të përdoren kurrë nga askush”. Trump tha gjithashtu se forcat iraniane janë goditur rëndë dhe se SHBA “ka shkatërruar” marinën, forcën ajrore dhe mbrojtjen kundërajrore të Iranit. Ai shtoi se edhe nëse Irani ka rritur përkohësisht kapacitetet gjatë një pauze dyjavore, ushtria amerikane mund t’i neutralizojë ato “brenda një dite”.

Presidenti amerikan refuzoi të vendosë një afat për një marrëveshje paqeje afatgjatë me Teheranin, duke thënë: “Mos më nxitoni.” Ai shtoi se dëshiron një marrëveshje “të qëndrueshme dhe të përhershme”, edhe pse sipas tij ekziston mundësia për një marrëveshje të menjëhershme.

Trump njoftoi gjithashtu se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur për tre javë, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të dy vendeve. Ai e cilësoi takimin si “shumë të suksesshëm” dhe tha se SHBA do të bashkëpunojë me Libanin për të forcuar mbrojtjen ndaj Hezbollahut.

“Takimi ishte vërtet historik”, tha Trump, duke theksuar se përfaqësuesit e dy vendeve nuk ishin takuar prej shumë vitesh, edhe pse janë fqinjë. Sipas tij, ky armëpushim mund të jetë hapi i parë drejt një marrëveshjeje më të gjerë paqeje në Lindjen e Mesme, ndërsa shprehu dëshirën për të pritur në Shtëpinë e Bardhë liderët e Izraelit dhe Libanit në të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)