Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 goditi mbrëmjen e sotme veriun e Japonisë, duke shkaktuar paralajmërim për cunami deri në tre metra dhe duke detyruar mijëra banorë të zonave bregdetare të evakuohen.
Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter, tronditi mbrëmjen e sotme prefekturën Aomori në veri të Japonisë, rreth orës 23:00, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze. Lëkundja u regjistrua rreth 80 kilometra larg brigjeve lindore të Aomorit, në një thellësi prej 50 kilometrash, duke detyruar autoritetet të lëshojnë menjëherë paralajmërim për cunami deri në tre metra për tre prefektura, Aomori, Hokkaido dhe Iwate.
Pak minuta pas goditjes së parë, stacionet meteorologjike raportuan se në disa zona bregdetare u shfaqën valë cunami që varionin nga 30 deri në 70 centimetra. Banorëve që jetojnë pranë detit u kërkua të largohen menjëherë drejt zonave më të sigurta dhe më të larta.
Tërmeti u vlerësua me intensitet 6+ në shkallën japoneze të matjes së dridhjeve, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se goditja kryesore preku zonën e qytetit Misaëa. Rreth 20 minuta më vonë u regjistrua edhe një lëkundje e dytë e fortë, me magnitudë 5.6.
Dridhjet u ndjenë deri në Tokio, sipas mediave vendase. Japonia, që ndodhet në një nga zonat më aktive sizmike të planetit për shkak të përplasjes së disa pllakave tektonike, përjeton mijëra tërmete çdo vit. Kujtojmë se në vitin 2011 vendi u godit nga një prej tërmeteve më shkatërruese ndonjëherë, i cili shkaktoi cunam.
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter goditi shtetin amerikan të Montanës pranë bazës ajrore Malmstrom, një nga pikat më strategjike të sigurisë kombëtare të SHBA-së, ku ndodhen bunkerët nëntokësorë për raketa balistike ndërkontinentale.
22:51 4 h më parë29.01.2026.
Autori
SHBA ka dërguar dhe një tjetër luftanije në Lindjen e Mesme duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet se një sulm ndaj Iranit tashmë është i pashmangshëm.
22:05 5 h më parë29.01.2026.
Autori
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi, për motive ende të paqarta. Nuk ka të dhëna për viktima, teksa dëmet janë shumë të mëdha.
21:33 5 h më parë29.01.2026.
Autori
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel theksoi se anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk mund të bëhet me ultimatume apo afate të njëanshme si ato që përcakton Zelensky.
21:02 6 h më parë29.01.2026.
Autori
Portugali do të prezantojë së shpejti anijen e parë të ndërtuar posaçërisht për transportin e dronëve të të gjitha llojeve.
20:44 6 h më parë29.01.2026.
Autori
Afrika e Jugut ka vendosur të mos shfaqë dokumentarin për jetën e Melania Trump. Motivet janë ende të paqarta.
19:42 7 h më parë29.01.2026.
Autori
Presidenti Trump deklaroi se Rusia ka rënë dakord për një armëpushim njëjavor në Ukrainë teksa vendi po përballet me të ftohtin ekstrem.
18:42 8 h më parë29.01.2026.
Autori
BE ka shtuar Rojet Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste, njësoj si Al Kaeda apo Shteti Islamik.
17:19 10 h më parë29.01.2026.
Autori
Zhvlerësimi i dollarit, shqetësimet rreth politikës monetare të SHBA-së dhe mungesa e likuiditetit po forcojnë rritjen e arit, duke e çuar çmimin në nivele rekord.
16:13 11 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)