Spanja kërkon të ndalë rrjetet sociale për të miturit, Musk sulmon Sanchez: Fashist

Elon Musk ka sulmuar kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez pas iniciativës së shpallur prej këtij të fundit për të kufizuar rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Burimi: The Guardian

04.02.2026. 08:16

Spanja kërkon të ndalë rrjetet sociale për të miturit, Musk sulmon Sanchez: Fashist

Një reagim të ashpër ka bërë Elon Musk ndaj kreut të qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez, pas njoftimit të këtij të fundit se Spanja do të jetë vendi i radhës që do të ndalë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Kryeministri Sanchez deklaroi se iniciativa synon të mbrojë fëmijët dhe të shtojë kontrollin ndaj përmbajtjeve të dëmshme në platforma të ndryshme, ku përmendi dhe X-in e Musk.

Ai kritikoi përdorimin e platformës X nga ana e miliarderit për dezinformimim, lidhur me vendimin e qeverisë spanjolle për të legalizuar rreth 500 mijë emigrantë të parregullt dhe azilkërkues. Sanchez theksoi gjithashtu se vetë Musk është emigrant.

Musk reagoi me fyerje ndaj kryeministrit spanjoll, duke e cilësuar atë një tradhtar të popullit të tij dhe tiran.

Spanja është vendi i radhës që po shqyrton masa kufizuese ndaj mediave sociale për të miturit. Më herët këtë gjë e ka bërë Australia, teksa Britania dhe Franca kanë ashpërsuar rregullat për platformat dixhitale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)