Një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në Kinën lindore vrau tetë persona dhe plagosi dy të tjerë, në prag të festimeve për Vitin e Ri Hënor.
Komunitetet rurale në Kinë shpesh ndezin fishekzjarre dhe “sulmojnë” njëri-tjetrin me to për të shënuar këto festa kryesore që ka vendi.
Por këtë herë, një fishekzjarr i drejtuar gabim shkaktoi një shpërthim të madh në dyqanin ku mbahej një sasi e madh sende piroteknike në qarkun Donghai të provincës Jiangsu.
Autoritetet shkuan menjëherë në vendngjarje ku konstatuan 8 viktima dhe të lënduarit, të cilët u dërguan me urgjencë në spital, teksa një hetim për ngjarjen ka nisur.
Aksidentet industriale janë të zakonshme në Kinë për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë.
Një shpërthim në një fabrikë bioteknologjie në provincën Shanxi të Kinës veriore vrau tetë persona këtë muaj.
Dhe në fund të janarit, një shpërthim në një fabrikë çeliku në provincën fqinje të Mongolisë së Brendshme la të paktën nëntë të vdekur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)