Në krah të Martin Luther King për të drejtat civile, shuhet Jesse Jackson

Një ndër liderët e të drejtave civile në SHBA, duke qëndruar fort në krah të Martin Luther King Jr, Jesse Jackson ka qenë një figurë mjaft e dashur atje.

17.02.2026. 14:41

Ai u shua këtë mëngjes i rrethuar nga familja e tij, në moshën 84-vjeçare. Jackson luftoi për të drejtat civile së bashku me Martin Luther King Jr në vitet 1960 dhe ishte dy herë kandidat për nominimin presidencial të Partisë Demokratike në 1984 dhe 1988.

Ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në 2017 dhe u shtrua në spital për vëzhgim nëntorin e kaluar pasi u diagnostikua me një gjendje degjenerative.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)