Atentat në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni
Biznesmeni Edmond Hyka u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit në një atentat që tronditi qytetin. Ai ishte pronar i disa bizneseve në këtë qytet.
20:38 Para 19 h30.11.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Tirana ndizet me “Natën e Bardhë”, një festë maratonë që transformon kryeqytetin në një skenë të hapur arti, muzike dhe argëtimi, me hyrje falas në institucionet kulturore dhe koncerte që zgjasin deri në mesnatë.
Tirana po përgatitet të kthehet në një skenë të hapur arti e festash, teksa e gjithë dita e nesërme do të rrjedhë nën ritmin e “Natës së Bardhë”. Kryeqyteti do t’i ofrojë qytetarëve dhe vizitorëve një maratonë të tërë aktivitetesh, nga kultura te muzika, me hyrje të gjitha falas dhe me dyert hapur deri në mesnatë. Është një nga ato ditë ku qyteti duket sikur merr frymë më thellë dhe fton këdo të endet, të zbulojë, të dëgjojë e të shijojë.
Institucionet kryesore artistike do të jenë të hapura që prej orës 08:00 të mëngjesit deri në 00:00. Galeria e Arteve, Teatri Metropol, Kopshti Zoologjik, shtëpitë-muze “Kadare” dhe “Agolli”, madje edhe Kulla e Sahatit, do të ofrojnë vizita falas për të gjitha grupmoshat. Sipas bashkisë së Tiranës, synimi është që kjo ditë të kthehet në një udhëtim familjar nëpër kulturën e qytetit.
Muzika do të pulsojë në disa pika të Tiranës. Në sheshin “Skënderbej”, nga ora 18:00 deri në mesnatë, publiku do të argëtohet me koncertin festiv nga Era Istrefi, Kida, Soni Malaj, Lumi B dhe Majk, i mbyllur me fishekzjarre. Te Liqeni, nga ora 12:00 deri në 13:30, do të performojë live Jozefina Simoni & band, ndërsa Parku “Rinia” sjell mbrëmjen muzikore me Lambert Jorganxhi dhe një kolazh filmash shqiptarë.
Pjesë e festës është edhe “Tirana Art ëeekend”, që sjell premierën e veprës “Videombikëqyrje GKA” të artistit Gentian Shkurti, e cila prezantohet nesër në 18:30 në fasadën e Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ismail Qemali është një personalitet historik me një veprimtari politike shumë të begatshme dhe tepër komplekse.
14:52 Para 2 d29.11.2025.
Autori
Blendi Gonxhja ka pritur në një viztë të veçantë maestro Peter Michael Garst, një artist dhe humanist të veçantë lidhur me Shqipërinë.
12:00 Para 6 d25.11.2025.
Autori
Komente (0)