Festa e ndërrimit të viteve është një traditë e përbashkët në mbarë botën, por ardhja e Vitit të Ri nuk ndodh në të njëjtën kohë për të gjithë. Për shkak të ndryshimit të zonave kohore, disa vende e mirëpresin Vitin e Ri shumë më herët se të tjerët.
Të parët që festojnë ardhjen e 2026-ës janë banorët e Ishujve Kiribati, të njohur edhe si Christmas Island. Atje, Viti i Ri mbërrin kur në Shqipëri ora shënon 11:00 paradite. Një orë më vonë, në mesditë sipas orës shqiptare, festimet nisin në Auckland, qyteti i parë i madh në botë që i jep zyrtarisht mirëseardhjen Vitit të Ri.
Qyteti më i rëndësishëm i Zelandës së Re shquhet për spektaklin madhështor piroteknik nga Sky Tower, si edhe për evente të shumta që zgjasin gjatë gjithë fundjavës. Më pas festa vazhdon të të gjithë Australinë, duke nisur nga ora 14:00, pasi kontinenti përfshin tre zona të ndryshme kohore.
Në orën 16:00 është radha e Japonisë, me Tokion në qendër të vëmendjes, e ndjekur një orë më vonë nga Kina, Singapori dhe Hong Kongu. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes festimet zhvendosen në Emiratet e Bashkuara Arabe, të njohura për shfaqjet spektakolare me drita dhe fishekzjarrë.
Ndërsa në orën 23:00, Viti i Ri ndiz dritat në vende si Greqia, Egjipti, Afrika e Jugut dhe Rumania. Shqipëria feston në një nga oraret më të zakonshme në botë: 42 vende të tjera e mirëpresin Vitin e Ri në të njëjtin moment me Tiranën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)