Nëse do të dëshironit një mjedis shkollor për spiunët, atëherë kampusi i universitetit Sciences Po Saint- Germain në periferi të Parisit është një zgjedhje e mirë.
Në këtë universitet, profesorët gjysmat e studentëve nuk ua dinë emrat e tyre realë.
Ndërtesa të zymta të fillimit të shekullit të 20-të, me porta të mëdha metalike frikësuese që të jep ndjesinë e fshehtësisë. Diploma e këtij fakulteti bashkon studentë tipikë në të 20-tat e tyr dhe anëtarë aktivë të shërbimeve sekrete franceze, mes moshave 35 dhe 50 vjeç. Në fund të studimeve ata pajisjen me Diplomë të Inteligjencës dhe Kërcënimeve Globale.
Ky kurs i veçantë erdhi pas një kërkese të autoriteteve franceze një dekadë më parë, pas sulmeve terroriste të 2015-tës në Paris. Në atë kohë qeveria franceze ndërmori një fushatë rekrutimi brenda agjencive franceze të inteligjencës.
Për studentë të jashtëm, agjentë apo të punësuar në biznese, kursi 4 mujor i studimit kushton 5 mijë euro. Qëllimi kryesor i kursit është të identifikojë kërcënimet kudo që janë, dhe si t'i gjurmojë dhe kapërcejë ato. Temat kryesore përfshijnë ekonominë e krimit të organizuar, xhihadizmin islamik, mbledhjen e inteligjencës së biznesit dhe dhunën politike.
Profesorët e universitetit thonë për BBC se gjysma e aplikimeve janë nga gra e vajza,e nga të huajat janë nga Rusia dhe Izraeli
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)