Java 4-ditore nxjerr zbuluar punonjësin, nisi një angazhim të dytë, por shkarkohet

Një kompani në Barcelonë nisi të aplikojë javën e punës me katër ditë, por gjithçka përfundoj pasi u zbulua se punonjësi nisi një punë të re në të njëjtin orar.

Burimi: Business Insider

15.01.2026. 13:01

Java 4-ditore nxjerr zbuluar punonjësin, nisi një angazhim të dytë, por shkarkohet

Një kompani n Barcelonë ka larguar nga puna një punonjës pasi zbuloi se ai po punonte njëkohësisht në dy vende gjatë orarit zyrtar. Rasti u bë publik nga Patrick Synge, bashkëthemelues dhe drejtor komercial i kompanisë Metrickal.

Sipas Synge, punonjësi ishte punësuar në vitin 2022, por me kalimin e kohës nisi të mos respektonte afatet dhe kompania filloi të merrte ankesa nga klientë të pakënaqur. “Kisha ndjesinë se po merrej me diçka tjetër paralelisht, por pa prova nuk doja të nxirrja përfundime të nxituara”, deklaroi ai për Business Insider.

Drejtori komercial tha se ishte takuar disa herë me punonjësin për shkak të performancës së dobët. Edhe pse kishte disa shenja të vogla përmirësimi, rezultatet në përgjithësi nuk ndryshuan. “Kjo krijoi një barrë të madhe për pjesën tjetër të ekipit, i cili duhej të mbulonte vonesat dhe detyrat e papërfunduara”, shtoi ai.

Situata mori kthesë në dhjetor, kur kompania vendosi të testonte javën katërditore të punës. Për këtë arsye, punonjësve iu kërkua të instalonin softuerin DeskTime, i cili monitoron përdorimin e kompjuterit gjatë orarit të punës.

Analiza e të dhënave tregoi se punonjësi po kryente detyra që nuk kishin lidhje me Metrickal dhe se pothuajse gjysmën e kohës së punës e kalonte duke punuar për një kompani tjetër. Pas këtij zbulimi, drejtuesit vendosën ta shkarkonin nga puna.

“Nuk ishte e drejtë dhe as respektuese ndaj ekipit. Si sipërmarrës, duhet të mendoj për biznesin dhe klientët e mi. Nuk mund të humbas klientë sepse dikush dëshiron të fitojë më shumë para”, përfundoi Synge.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)