“Oh Zot, sa turp!” U bë “tapë” në ditën e dasmës, nusja përfundon pa ndjenja në ambulancë
Një dasmë që duhej të ishte dita më e lumtur e jetës së saj, përfundoi me një incident të pazakontë për një nuse 31-vjeçare në Britani, e cila humbi ndjenjat nga konsumimi i tepërt i alkoolit.
Një dasmë që duhej të ishte dita më e lumtur e jetës së saj, përfundoi me një incident të pazakontë për një nuse 31-vjeçare në Britani, e cila humbi ndjenjat nga konsumimi i tepërt i alkoolit.
Danielle Crowther, nënë e një fëmije, u martua më 3 prill me partnerin e saj Lewis, pas një ceremonie që nisi normalisht në Kent. Por gjatë festës, situata mori një kthesë të papritur. Ajo rrëfen se, për shkak të ankthit, nuk kishte ngrënë gjatë përgatitjeve, ndërsa gjatë mbrëmjes i ofroheshin vazhdimisht pije të ndryshme.
Foto nga web
“Gjatë pritjes më jepnin vazhdimisht pije dhe u ula pranë fëmijës tim dhe thjesht ika”, ndërsa shtoi se kishte konsumuar shumë lloje alkooli njëherësh. “Kam përzier shumë gjëra, duhej t’i përmbahesha një pijeje të vetme”, pranoi ajo.
Në fund të mbrëmjes, nusja humbi ndjenjat, duke detyruar bashkëshortin të thërriste ambulancën. “Burri im thirri ambulancën. Nuk mbaj mend asgjë nga ajo që ndodhi”, u shpreh ajo. Mjekët konstatuan se ajo ishte thjesht e dehur dhe nuk ishte e nevojshme të transportohej në spital.
Pamjet e incidentit u shpërndanë në rrjete sociale, ku nusja shihej pa ndjenja në ambulancë ende me fustanin e bardhë. “Oh Zot, sa turp”, reagoi ajo më pas.
Foto nga web
Pavarësisht sikletit fillestar, Danielle thotë se tani e sheh me humor situatën dhe thekson se nuk ia prishi dasmën. Ajo u bën thirrje nuseve të ardhshme të mos konsumojnë alkool pa ngrënë, duke theksuar se stresi i ditës së madhe ndikoi në gjendjen e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeinspektorati i Përgjithshëm do të kryejë kontrolle blic për sa i përket sigurisë ushqimore. Ka qenë vetë kreu i institucionit Dashnor Sula i cili i ka kërkuar qytetarëve që të denonconjnë.
Një aksident i rëndë është regjistruar në juglindje të Bullgarisë, ku një autobus me shtetas ukrainas është përmbysur, duke shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur.
Pasdaranët pretendojnë se janë të përgatitur të përdorin strategji të reja ushtarake dhe të krijojnë befasi për kundërshtarët, duke lënë të kuptohet se infrastruktura energjetike e vendeve fqinje mund të jenë objektivat e radhës.
Akuzohen se kanë “operuar pa autorizim”, kanë “shkelur në mënyrë të përsëritur rregulloret”, kanë “manipuluar sistemet e ndihmës së navigimit” dhe kanë “tentuar të largohen në mënyrë të fshehtë”.
Bileta e re, e quajtur “Economy Basic”, do të përfshijë vetëm një send të vogël personal, siç është një çantë laptopi ose një çantë shpine, tha kompania. Biletat e reja fillimisht do të jenë të disponueshme në itinerare të caktuara nga 28 prilli për udhëtime nga 19 maji e tutje.
Një foto e një familjeje emigrante të përlotur të ndarë nga ICE fitoi çmimin e parë në Çmimet Botërore të Fotografisë së Shtypit 2026, World Press Photo.
Mumja u varros gjatë epokës romake në Oxyrhynchus rreth 1,600 vjet më pare, pork jo është hera e parë që një tekst letrar grek është gjetur i ngulitur në trupin e një mumjeje si pjesë e procesit të balsamosjes.
Ilaçi 4,000-vjeçar, që përdoret më së shpeshti për të trajtuar dhimbjen, parandalon formimin dhe përhapjen e disa tumoreve në të gjithë trupin - gjetje që tashmë po ndryshojnë politikat shëndetësore.
Në një kohë kur shumica e njerëzve mendojnë për pensionin, George Strausman sfidon çdo pritshmëri, duke vazhduar të punojë në moshën 102-vjeçare në kompaninë familjare të ndërtimit.
Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Goh Miah Kiat, situata në tregjet globale është bërë aq “e brishtë”, saqë kompania nuk ka zgjidhje tjetër përveçse t’i kalojë kostot tek klientët.
Nëse dikur larja e pjatave konsiderohej si hapi i parë drejt një jete më të mirë, sot duket se është një punë që gjithnjë e më pak njerëz janë të gatshëm ta bëjnë.
Komente (0)