Pas njohjes Bahamasi heq dhe vizat për Kosovën

Kosova dhe Bahamasi kanë hequr vizat mes dy vendeve. Vendimi vjen disa ditë pasi Bahamasi njohu pavarësinë e Kosovës.

23.12.2025. 10:29

Pas njohjes Bahamasi heq dhe vizat për Kosovën

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri me dije se gjatë takimeve të saj në Uashington do të nënshkuajë dhe marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Bahamas, shtetin që së fundmi e njohu pavarësinë.

“Vazhduam në Bahamas ku morëm njohjen nga ky shtet. Lidhjen e marrëdhënieve diplomatike dhe po ashtu kemi arritur dakordim me kryeministrin e Bahamas për heqjen reciproke të vizave që është një lajm shumë i mirë dhe kjo marrëveshje do të nënshkruhet së shpejti këtu në Ëashington D.C”, tha Osmani.

Bahamas është vendi i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani të premten e 19 dhjetorit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)