Voton dhe Vjosa Osmani, bën thirrje për zgjedhje të qeta

Presidentja e Kosovës, Osmani uroi që zgjedhjet në Kosovë të jenë të lira e demokratike. Teksa votoi në Prishtinë, kryetarja e shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre.

28.12.2025. 14:22

Voton dhe Vjosa Osmani, bën thirrje për zgjedhje të qeta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e saj të votës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Osmani votoi në Prishtinë, teksa pasi hodhi fletën në kutinë e votimit uroi që zgjedhjet të jenë të qeta e demokratike teksa përsëriti thirrjen që qytetarët të dalin masivisht.

“Pret që rezultatet të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. Formimi i këtyre institucioneve, është i domosdoshëm për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare për Kosovën” ,  tha presidentja Osmani.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)