Zgjedhjet në Kosovë, procesohen 99.34% të votave
Lëvizja Vetëvendosje kryeson pasi ka marrë mbi 430 mijë vota, e thënë ndryshe 49,29 për qind, ndiqet nga Partia Demokratike e Kosovës.
09:52 112 ditë më parë29.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, doli të hënën në konferencë për shtyp duke mos fshehur zhgënjimin nga rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Ai premtoi një analizë të shkaqeve që çuan në humbjen e zgjedhjeve dhe ballafaqim me strukturat.
Me vetëm një mandat të humbur në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK e ruajti vendin e dytë si partia më e madhe opozitare në Kosovë pas zgjedhjeve të djeshme, por pritshmëritë për Bedri Hamzën kryeministër u shuan në të dytën garë radhazi.
Vetë kreu i Partisë doli në një konferencë për mediat të hënën duke pranuar rezultatin, uruar kundërshtarin dhe duke adresuar disa nga problematikat që e lanë PDK sërish në opozitë.
Bedri Hamza tha se rezultati i zgjedhjeve dikton një analizë të brendshme ndaj konfirmoi se në vijim do të kenë takime me strukturat e partisë.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson pasi ka marrë mbi 430 mijë vota, e thënë ndryshe 49,29 për qind, ndiqet nga Partia Demokratike e Kosovës.
09:52 112 ditë më parë29.12.2025.
AutoriKryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti shpalli fitoren e partisë që udhëheq, duke u shprehur se pret bashkëpunim edhe me opozitën. Në konferencën për mediat nga selia e VV-së ai foli shkurtimisht edhe për çështjen e presidentit, duke shtuar se njëherë duhet të pritet çertifikimi i rezultateve.
23:08 112 ditë më parë28.12.2025.
Autori
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e zhvilluara këtë të dielë në Kosovë duke siguruar 49,79% të votave, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
22:28 112 ditë më parë28.12.2025.
AutoriAi u shpreh se vendimet do të merren me kohë, të analizuara e peshuara mirë dhe u shpreh se nuk do të vonohet në vendimmarrje.
“PDK ka pritur rezultat më të mirë. Edhe unë personalisht kam pritur rezultat më të mirë. I nevojitet tjetër rezultat PDK-së, por ne kemi arritur të ruajmë votën dhe elektoratin tonë. Pozita i ka përgjegjësitë e veta, unë nuk jam nga ata që ikin pas përgjegjësive. Këto ditë do t’i kemi takimet me strukturat e partisë, vendimet i marrë në kohë, të analizuara, të peshuara mirë dhe sigurisht nuk vonohem në vendimarrje. Ne do të jemi opozitë dhe do ta japim kontributin tonë. Marrëveshjet ndërkombëtare do t’i votojmë, sepse edhe në të kaluarën i kemi votuar”, tha Hamza në konferencë.
Sipas kreut të PDK, “vendi të ketë institucione”. “Vazhdon puna, mjaftueshëm kemi pasë bllokada dhe mungesa dhe secili ta kryejë punën e vet”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur se Prishtina zyrtare e shpall Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste.
11:55 3 h më parë20.04.2026.
Autori
Partia e Rumen Radev, Bullgaria Progresive, duket se do të fitojë zgjedhjet parlamentare bullgare të së dielës, zgjedhjet e teta të përgjithshme në pesë vjet.
08:47 6 h më parë20.04.2026.
Autori
Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje lidhej me krijimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe, shpërbërja e strukturave paralele në veri si edhe integrimi i policisë dhe sistemit gjyqësor.
09:30 1 ditë më parë19.04.2026.
AutoriNë reagimin zyrtar, Prokuroria e Shtetit thekson se akte të tilla përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe nuk do të tolerohen.
09:27 2 ditë më parë18.04.2026.
AutoriI riu pranoi para hetuesve grekë se e njihte ish-peshëngritësin 26-vjeçar që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë duke mbajtur në krah vajzën, teksa e nxjerr nga hoteli, por mohon se e njihte 23-vjeçarin që ndodhej në hotel, apo edhe vajzën fatkeqe.
08:32 2 ditë më parë18.04.2026.
Autori
Kosova ka hedhur një hap të rëndësishëm në angazhimin e saj ndërkombëtar për ruajtjen e paqes, duke vendosur të kontribuojë me trupa në një mision në Rripin e Gazës.
17:57 2 ditë më parë17.04.2026.
Autori
Sipas prokurorisë, provat tregojnë se vrasja është planifikuar më herët dhe është kryer me qëllim përfitimi financiar.
11:47 3 ditë më parë17.04.2026.
AutoriSipas medias greke “Zougla”, një 66-vjeçar nga Preveza ka deklaruar para autoriteteve se kishte komunikuar me 19-vjeçaren shqiptare që ndërroi jetë në një hotel në Kefalonia, përmes aplikacionit WhatsApp dhe i kishte dërguar asaj 220 euro për ta ndihmuar të siguronte një vend ku të kalonte natën.
09:46 3 ditë më parë17.04.2026.
Autori
Sipas dëshmive në vendngjarje, nuk është dëgjuar asnjë shpërthim dhe banesa është gjetur e mbushur me tym të dendur.
08:51 3 ditë më parë17.04.2026.
Autori
Komente (0)