Tragjedi në Prizren, zjarri i merr jetën foshnjes, shpëtojnë 3 fëmijë të tjerë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Prizren ku si pasojë e një zjarri në një shtëpi humbi jetën një foshnje, teksa zjarrfikësit arritën të shpëtonin 3 fëmijët e tjerë.

30.12.2025. 19:23

Tragjedi në Prizren, zjarri i merr jetën foshnjes, shpëtojnë 3 fëmijë të tjerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Prizrenit, ku një foshnje ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri me përmasa të mëdha përfshiu shtëpinë, duke e shkrumbuar totalisht.

Forcat e zjarrfikëses dhe policia ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të shpëtojnë 3 fëmijët e tjerë që ndodheshin në banesë në momentin e zjarrit, teksa foshnja 1 vjeç kishte ndërruar jetë.

Shkaqet e zjarrit në banesë janë ende të paqarta, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur qytetin e Prizrenit në këtë prag ndërrimi vitesh.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)