Makina e policisë përplaset me taksinë, 4 të plagosur në Prishtinë

Një makinë policie dhe një taksi u përfshinë në një aksident në Prishtinë duke lënë 4 persona të plagosur. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Burimi: Indeksionline

05.01.2026. 09:30

Makina e policisë përplaset me taksinë, 4 të plagosur në Prishtinë

Një aksident rrugor është regjistruar pak pas mesnate në Prishtinë, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një makinë policie dhe një taksi, teksa shkaqet janë ende të paqarta.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, teksa lajmi konfirmohet dhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)