Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë bën me dije se ka nisur verifikimet për pasurinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shkak të lëvizjeve të mëdha në llogaritë e saj mes viteve 2024 dhe 2025.
Burime brenda këtij institucioni deklarojnë se procedura ka nisur pas depozitimit të formularëve të deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë.
Në formularin e dorëzuar për vitin 2025 vihen re lëvizje të konsiderueshme parash krahasuar me një vit më parë, gjë që ka bërë institucionin të kryejë verifikime shtesë, ashtu si e kërkon edhe ligji.
Vjosa Osmani është komentuar vitet e fundit për blerjen e një shtëpie në një lagje luksoze në periferi të Prishtinës. Ajo ka edhe shumë prona edhe në Australi, ku vetëm një shtëpi figuron me vlerë mbi gjysmë milioni euro.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)