Reali fiton derbin, i bashkohet Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës
“El Clasico” të dielën në orën 20:00, madrilenët do të kërkojnë të marrin hak për disfatën 5-2 të vitit të kaluar.
22:09 1 ditë më parë08.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, ku në fokus ishin zhvillimet e fundit politike dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, ku në fokus ishin zhvillimet e fundit politike dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, palët biseduan për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, të cilat u vlerësuan si një proces i zhvilluar në përputhje me standardet më të larta demokratike. Presidentja Osmani theksoi domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, me qëllim garantimin e stabilitetit politik dhe funksionimit normal të shtetit.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe iniciativës së Presidentes për finalizimin e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar. Këto marrëveshje synojnë thellimin e partneritetit në fusha kyçe si mbrojtja dhe siguria, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
Ambasadori Hargreaves riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, veçanërisht në proceset demokratike dhe në forcimin e institucioneve. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe në funksion të interesave të përbashkëta.
Një skemë mashtrimi dhe shantazhi në internet është zbuluar nga policia kroate, ku një i ri 20-vjeçar dyshohet se ka përfituar para duke u shtirur si femër dhe duke kërcënuar viktimat me publikimin e mesazheve komprometuese.
20:12 1 ditë më parë09.01.2026.
Autori
Një shtetas kolumbian është arrestuar në Prishtinë pasi sulmoi me thikë dy gra. Të dyshuarit iu gjet dhe një sasi kokaine.
11:11 1 ditë më parë09.01.2026.
Autori
Është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. KQZ shprehet se është e gatshme të shpallë rezultatet nëse nuk ka ankesa.
10:10 1 ditë më parë09.01.2026.
Autori
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar të shpallen të pavlefshme 20 mijë vota të ardhura nga diaspora, pasi sipas saj ato kanë mbërritur jashtë afatit të vendosur.
08:01 1 ditë më parë09.01.2026.
Autori
Vite të tëra kimioterapie, por nuk u gjet asnjë tumor. Ky është rast i një gruaje 47-vjeçare nga Pisa e Italisë. Gjykata e Apelit e Firences ka urdhëruar Spitalin Universitar të Pizës t'i paguajë asaj mbi 460 mijë euro.
15:45 2 ditë më parë08.01.2026.
Autori
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Oseçinë, Loznicë, Vladimirci, Krupanj, pjesë e territorit të Prijepoljes dhe Mali Zvornik, ndërsa problemet me furnizimin me energji elektrike janë më të theksuara në Kolubara, Maçvanski dhe pjesë të Qarkut Administrativ Zlatibor.
12:10 2 ditë më parë08.01.2026.
Autori
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish dhe këtë herë për një afat prej 48 orësh, si pasojë e protestave të fermerëve në Greqi, të cilët kanë vendosur të përshkallëzojnë lëvizjen e tyre duke i bërë presion qeverisë në Athinë me bllokada.
10:48 2 ditë më parë08.01.2026.
Autori
Dhjetëra persona janë ndaluar në disa qytete të Kosovës pas një operacioni të policisë kundër mashtrimit me siguracionet. Mes të ndaluarve dhe dy zyrtarë të Byrosë së Sigurimeve.
09:45 2 ditë më parë08.01.2026.
Autori
Ministria e Brendshme në RMV ka nisur një hetim pas publikimit të një fotoje ku një klerik bekon makinat e policisë në rrethimin e këtij institucioni.
13:06 3 ditë më parë07.01.2026.
Autori
Komente (0)