I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 1 ditë më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Skena si në filma janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Podujevës, ku një i ri ka përdorur armë zjarri të llojit kallashnikov, për të shtënë në ajër gjatë një incidenti.
Qyteti i Podujevës në Kosovë u trondit mesditën e kësaj të mërkure, pas përdorimit të armës së zjarrit në një nga rrugët me frekuentim të lartë, “Zahir Pajaziti”.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit një i ri duket të ketë qenë protagonist i ngjarjes. Ai shihet me kallashin në dorë duke lëvizur lirisht në qytet dhe sipas policisë ka përdorur armën për të shtënë në ajër, por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.
E gjithë skena është raportuar se ka ndodhur rreth orës 13:30, sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, tha Ahmeti për mediat.
Ajo ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.
Ndërkohë, në një video të publikuar nga media Kosovare Kallxo, autori shihet teksa tenton të largohet nga vendi i ngjarjes pasi ka shtënë në ajër me kalash. Gjatë tentativës për t’u arratisur i dyshuari rrëzohet në asfalt.
Pavarësisht përpjekjes për t’u larguar, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë atë.
Procesi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosova ka hyrë në një tjetër fazë, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar disa prej subjekteve politike që do të marrin pjesë në garë.
20:09 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit Amerikan të Shtetit, në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Eksportit të Armëve dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.
18:32 2 h më parë14.05.2026.
Autori
Njoftimi për furnizimin e Kosovës me armatim të ri amerikan vjen në kohën kur kongresistë amerikanë po bëjnë thirrje që Uashingtoni ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.
15:52 5 h më parë14.05.2026.
Autori
Minatorët kishin mbetur në nëntokë për rreth 12 orë, në një thellësi prej afro 800 metrash, pasi një defekt në linjën 35 kV shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në minierën e Trepçës në orët e para të mëngjesit.
15:13 6 h më parë14.05.2026.
AutoriVetëvendosje pretendon se Hysni Mehani ndodhej në kafenenë “Solo” së bashku me deputeten Arjeta Fejza dhe disa aktivistë të partisë, kur fillimisht është goditur me grusht dhe më pas me gotë në kokë. Në anën tjetër, Sami Lushtaku e mohoi versionin e Vetëvendosjes dhe pretendoi se ai u provokua.
14:45 6 h më parë14.05.2026.
Autori
Policia greke ka gjetur një sasi prej 46 kg kokainë në portin e Pireut me një vlerë prej 17 milionë euro.
14:30 6 h më parë14.05.2026.
Autori
Sipas të dhënave, shkak për bllokimin e minatorëve në thellësi është bërë ndërprerja e energjisë elektrike.
08:53 12 h më parë14.05.2026.
Autori
Studentët kërkojnë zbatim të plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe të drejtën për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe, gjuhë në të cilën kanë ndjekur edhe studimet universitare.
13:23 1 ditë më parë13.05.2026.
Autori
Meteorologët njoftojnë një stabilizim gradual të motit në orët në vijim, por edhe mundësinë e reshjeve të herëpashershme dhe erës së fortë, ndërsa stuhia e fortë ka prekur edhe Bosnjën.
21:02 2 ditë më parë12.05.2026.
Autori
Komente (0)