PE miraton listën e vendeve të sigurta, përfshihet edhe Kosova

Parlamenti Evropian ka përfshirë Kosovën në listën e vendeve të sigurta ç’ka e bën të vështirë aplikimin për azil për dhjetëra azilkërkues.

Burimi: REL

11.02.2026. 16:26

PE miraton listën e vendeve të sigurta, përfshihet edhe Kosova

Parlamenti Europian ka miratuar ndryshime të rëndësishme në kuadër të reformës së sistemit të përbashkët të azilit, duke përfshirë krijimin e një liste unike të Bashkimit Europian për vendet e origjinës që konsiderohen të sigurta.

Në këtë listë është përfshirë edhe Kosova, së bashku me Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin, Indinë, Marokun dhe Tunizinë.

Sipas rregullave të reja, shtetasit nga këto vende do të përballen me një procedurë të përshpejtuar shqyrtimi nëse aplikojnë për azil në vendet e BE-së.

Klasifikimi si “vend i sigurt” nënkupton një prezumim se aplikantët, në parim, nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Për pasojë, shumë kërkesa mund të refuzohen si “qartazi të pabaza”, përveç rasteve kur provohet e kundërta.

Me ndryshimet e miratuara, barra e provës i kalon azilkërkuesit, i cili duhet të dëshmojë se në rastin e tij ekziston rrezik real për persekutim ose dëmtim serioz nëse rikthehet në vendlindje. Gjithashtu, vendet kandidate për anëtarësim në BE do të konsiderohen, në parim, si vende të sigurta, përveç rasteve kur rrethanat specifike tregojnë ndryshe.

Reforma pritet të hyjë në fuqi pas miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së dhe të zbatohet nga qershori 2026, si pjesë e paketës së re europiane për emigracionin dhe azilin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)