26 shqiptarë përfshihen në një sherr të dhunshëm në Athinë, 3 të plagosur rëndë

Dy grupe shqiptarësh u përfshinë në një sherr masiv në Athinë, ku 3 prej tyre mbetën të plagosur rëndë. Sherri mendohet të ketë ardhur për shkak të një femre, por nuk përjashtohet dhe trafiku i drogës.

Burimi: Kathimerini

11.02.2026. 18:08

26 shqiptarë përfshihen në një sherr të dhunshëm në Athinë, 3 të plagosur rëndë

Një përleshje e dhunshme mes dy grupeve të rinjsh shqiptarë ka tronditur qendrën e Athinës, duke lënë pas 26 persona të arrestuar dhe tre të plagosur rëndë me thikë në pjesën e gjoksit. Sipas mediave greke, plagët e marra nga tre të rinjtë janë pranë zemrës dhe paraqesin rrezik për jetën.

Ngjarjet kanë ndodhur në zonën e Kato Patisias, ku dy grupet u përplasën fillimisht më 21 dhjetor 2025. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momente të dhunshme, ku disa persona sulmojnë me thika dy burra, ndërsa dëshmitarë të shumtë shohin të tmerruar skenën. Disa ditë më vonë, në të njëjtën zonë, ndodhi një përleshje e dytë mes të njëjtave grupe.

Policia greke bëri të ditur se të përfshirët vepronin me një disiplinë të pazakontë, pothuajse ushtarake. Ata ishin të armatosur me thika, shkopinj, leva dhe grushte hekuri. Të 26 personat u arrestuan nga Siguria e Athinës.

Fillimisht, të arrestuarit kanë deklaruar se konflikti nisi për shkak të një vajze. Megjithatë, hetimet kanë ngritur dyshime serioze se pas përplasjes fshihet kontrolli i trafikut të drogës.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre u sekuestruan 97 gramë kanabis, 52 gramë kokainë, 51 gramë metamfetaminë, gjashtë thika dhe një peshore elektronike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)