Greqi, përmirësohet gjendja e 2-vjeçares shqiptare që ra në shatërvanin e Kallitheas

Është përmirësuar gjendja shëndetësore e vajzës së vogël shqiptar në Shqipëri e cila pak ditë më parë ra në një shtatërvan në Kalithea.

Burimi: Protothema

11.02.2026. 18:57

Greqi, përmirësohet gjendja e 2-vjeçares shqiptare që ra në shatërvanin e Kallitheas

Gjendja shëndetësore e 2-vjeçares shqiptare, e cila pak ditë më parë ra në shatërvanin e Kallitheas në Greqi, po shkon drejt përmirësimit.

Lajmi u konfirmua nga kreu i POEDIN, Michalis Giannakos, i cili u shpreh se vogëlushja duket se po fiton betejën për jetën. Sipas tij, ka optimizëm për shërimin e plotë të saj, ndonëse truri i fëmijës kishte mbetur pa oksigjen për një kohë të gjatë pas incidentit.

Mediat greke, përfshirë “Protothema”, raportojnë se ndërhyrja e menjëhershme rezultoi vendimtare për rikthimin në jetë të së miturës. Sipas dëshmitarëve, vajza u nxor nga uji pa shenja jete, por falë reagimit të shpejtë ajo u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit, ku po merr trajtim të specializuar.

Në lidhje me ngjarjen, policia greke arrestoi babanë 26-vjeçar, ndërsa nëna 23-vjeçare është vënë nën hetim. Autoritetet theksojnë se prindërit kishin detyrimin ta mbanin nën kujdes fëmijën për shkak të moshës së saj. Po ashtu, bëhet e ditur se fillimisht ata u kishin deklaruar mjekëve se vajza ishte 5 vjeçe.

Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë, ndërsa mjekët mbeten të kujdesshëm, por shprehen shpresëplotë për ecurinë e mëtejshme të vogëlushes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)