Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 1 ditë më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Është konstituuar Kuvendi i ri i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryetare e tij është zgjedhur Albulena Haxhiu.
Në një seancë që zgjati për rreth 1 orë, është konstituuar dhe Kuvendi i ri i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i dhënë kështu fund dhe krizës politike në vend që çoi qytetarët edhe njëherë në kutitë e votimit.
Pas ngritjes së komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimit të deputetëve, me 66 vota pro dhe 44 kundër, Albulena Haxhiu nga radhët e Vetëvendosjes u zgjodh kryetarja e re e Kuvendit.
Në fjalën e saj pas këtij votimi, Haxhiu premtoi se do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe theksoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve.
“Të jesh në krye të Kuvendit do të thotë t'i shërbesh Republikës. Kuvendi është shtëpia e të gjithë qytetarëve tanë. Një Kuvend funksional është parakusht për një shtet të fortë dhe një demokraci të qëndrueshme. Sot në këtë sallë kemi një detyrë të përbashkët: t’u shërbejmë qytetarëve me ndershmëri. Kemi dallime, por përgjegjësitë i kemi të përbashkëta”, theksoi Haxhiu.
Më pas, në paketë, me 104 vota pro, u zgjodhën dhe 5 nënkryetarët Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sllvako Simiq - Lista Serbe dhe Emillija Rexhepi nga komunitetet pakicë joserbe.
Seanca konstituive e Kuvendit u drejtua nga deputeti më i vjetër Avni Dehari.
Ndërsa prej vendimit të Bordit të Transparencës duhet të paguajmë 224 lekë për një litër naftë, në Kosovë çmimi i vendosur është ekuivalent me 176 lekë për litër.
12:46 2 h më parë04.04.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese vendosi se dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka efekt juridik, ndërsa i dha Kuvendit një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri.
10:30 4 h më parë04.04.2026.
Autori
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i hoqi mikrofonin, deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu ia hoqi flamurin kombëtar nga foltorja.
19:49 19 h më parë03.04.2026.
Autori
Tsipras theksoi se iniciativa e tij synon të bashkojë tre drejtimet historike politike
13:56 1 ditë më parë03.04.2026.
Autori
Qeveria e Greqisë është shkundur nga themelet pas skandalit të subvencioneve bujqësore të Bashkimit Europian.
13:28 1 ditë më parë03.04.2026.
Autori
Qeveria Kurti ka dërguar në Kuvend projektligjet për çmimet tavan dhe sigurimin detyrueshëm shëndetësor, duke synuar mbrojtjen e qytetarëve nga rritjet e papritura të çmimeve dhe garantimin e qasjes universale në shërbime shëndetësore.
12:17 1 ditë më parë03.04.2026.
Autori
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë Rihter është regjistruar në Thesproti, 5 km në lindje të Leptokarisë.
10:48 1 ditë më parë03.04.2026.
Autori
Stuhia e fuqishme Erminio ka goditur disa zona të Greqisë, duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe dëme të konsiderueshme, ndërsa një person ka humbur jetën.
16:34 1 ditë më parë02.04.2026.
Autori
Duke folur nga salla e Kuvendit, Kurti theksoi se vendimi i Presidentes ka krijuar paqartësi institucionale dhe nuk respekton kufijtë kushtetues të përcaktuar për institucionet.
14:59 2 ditë më parë02.04.2026.
Autori
Komente (0)