Gjenden 1 milion euro në një automjet që po hynte në Kosovë, nga kufiri me Serbinë

Dogana e Kosovës bën me dije se shuma e parave u gjet e fshehur në rezervuarin e vetuës, gjatë skanimit.

24.02.2026. 16:36

Gjenden 1 milion euro në një automjet që po hynte në Kosovë, nga kufiri me Serbinë

Një shumë rekord prej 1 milion euro është gjetur nga agjentët e Doganës së Kosovës në një automjet që po hynte në vend përmes pikës së kalimit kufitar të Merdarës.

Dogana e Kosovës bën me dije se shuma e parave u gjet e fshehur në rezervuarin e vetuës, gjatë skanimit. Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij.

Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike.

Zbulimi është bërë falë pajisjeve të skanimit, të cilat kanë sinjalizuar ndërhyrje të dyshimta në strukturën e automjetit, çka ka çuar më pas në një kontroll të detajuar fizik.

Pas hapjes së rezervuarit, zyrtarët doganorë kanë gjetur shumën e konsiderueshme të parave, e cila dyshohet se po tentohej të futej në territorin e Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)