Kosova në zgjedhje? Osmani: Kuvendi, dështim i kalkuluar

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë për shtyp në Prishtinë e ka quajtur dështim të kalkuluar seancën e Kuvendit ku nuk u arrit të zgjidhej presidenti. Kosova nuk e ka luksin për zvarritje dhe kalkulime në kundërshtim me Kushtetutën.

06.03.2026. 09:06

"Dështimi ishte shumë i kalkular dhe ideuar pë fat të keq. Mandati im mbyllet në 4 prill dhe 5 marsi ishte afati i fundit qe ka skaduar mbrëmë në mesnate. Nuk kemi të bëjmë me debat politik po pakt të qartë kushtetues. Kushtetuta është po aq e qartë për pasojat që vijnë kur Kuvendi dështon, nuk mund të vazhdojë pafundësisht të zvarrisë procesin, po me një mekanizëm të qartë kushtetues që çon në shpërndarjen e tij. Nuk mund t ështet m,ë tej po patjetër duhet të përfundojë  jo më vonë se 30 ditë para mandatin aktual. Deputetët e Kuvendit kanë pasur në dispozicion 23 ditë për të kryer këtë detyrë kushtetuese, ata vendosën të mos e bëjnë këtë dhe ky është realiteti institucional me të cilin përballem sot", tha Osmani.

Ajo theksoi se po përmbush detyrimin kushtetues si presidente. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)