Berisha për ministrat e rinj: Bajrami i Presidencës u bë Harami i Presidencës

Në konferencën e përditshme për shtyp kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar dhe betimin e ministrave të rinj në një ceremoni mëngjesin e kësaj të premte para Presidentit Bajram Begaj.

06.03.2026. 12:52

Berisha thotë se kreu i shtetit u bë Harami i Presidencës me firmat që vendosi për "ministrat e klonuar nga Lubia".

"Sot në presidencë u zhvillua ceremonia më qesharake, më komike, më banale e 35 viteve të fundit.
Riformatimi i qeverisë me klonimin, të klonuar nga Lubi Balluku shënon krimin permanent, në vazhdim.
Shënon përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Të gjithë të emëruarit pa përjashtim janë të lidhur me 1 mijë fije me korrupsionin më të lartë qeveritar, kanë firmat e tyre e mëdha korruptive të vendit, në fushën e infrastrukturës, në fushën e energjisë dhe në fusha të tjera. Sot, më shumë se kurrë, Bajrami i Presidencës u bë Haram i Presidencës me firmat që vendosi, me mungesën totale të guximit për t’i hedhur poshtë propozimet, ai u bë pjesë e një krimi permanent, të vazhdueshëm. Ndaj dhe ky akt e bën të domosdoshëm largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti, dorëheqjen e tij. Dhe të heqë dorë nga çdo lloj manovre për të zgjatur ditët e tij në pushtetin e krimit. Asgjë nuk e shpëton atë", tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)