Prokurori qëllon me armë ish-bashkëshorten gjyqtare në sallën e gjyqit në Stamboll

Një seancë gjyqësore në Stamboll u shndërrua në skenë krimi, pasi një prokuror qëlloi ish-bashkëshorten e tij, gjyqtare në detyrë, duke rikujtuar një incident tragjik të ngjashëm me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Shqipëri.

Burimi: Metro

13.01.2026. 14:15

Prokurori qëllon me armë ish-bashkëshorten gjyqtare në sallën e gjyqit në Stamboll

Një seancë gjyqësore në Stamboll është shndërruar në skenë dhune këtë të martë, kur një prokuror hapi zjarr brenda sallës së gjyqit, duke plagosur ish-bashkëshorten e tij, e cila po ushtronte detyrën si gjyqtare.

Ngjarja ka ndodhur në Gjykatën Rajonale të Apelit të Stambollit, gjatë një seance dëgjimore. Sipas informacioneve, gjyqtarja u qëllua në këmbë dhe u transportua menjëherë në spital, ku mori ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas incidentit, forca të shumta policie rrethuan ambientet e gjykatës dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.

Rasti u pasqyrua edhe në mediat ndërkombëtare. Media britanike “Metro.co.uk” e ka krahasuar këtë ngjarje me një incident tragjik të ndodhur më herët në Shqipëri, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit.

Kalaja ishte duke kryesuar një çështje për një konflikt pronësie, kur u qëllua për vdekje.  Gjyqtari ndërroi jetë më vonë gjatë transportimit drejt spitalit të Tiranës, pas një karriere mbi 30-vjeçare në sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe shërbimin në Gjykatën e Apelit të Tiranës që nga viti 2019.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)