Regjistrohet viktima e parë nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar viktima e parë nga gripi. Viktima ishte një e moshuar me sëmundje shoqëruese.

Burimi: INA

14.01.2026. 20:17

Regjistrohet viktima e parë nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Gripi sezonal ka shkaktuar viktimën e parë për këtë vit në Maqedoninë e Veriut. Një grua 75-vjeçare ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup, pasi ishte e prekur nga influenza A.

Viktima vuante nga disa sëmundje kronike dhe nuk kishte qenë e vaksinuar kundër gripit sezonal, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore.

Drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, ka konfirmuar se diagnoza e gripit është vërtetuar laboratorikisht dhe se gjendja e pacientes ishte e rënduar. Sipas tij, situata në klinikë mbetet serioze, pasi aktualisht janë të shtruar 25 pacientë, kryesisht persona të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese.

Dy pacientë të tjerë ndodhen në gjendje kritike dhe janë të lidhur me respirator, ndërsa disa të tjerë po marrin mbështetje me oksigjen. Mjekët bëjnë apel për kujdes të shtuar, sidomos te grupet e rrezikuara, si të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik njofton se gjatë javës së parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 1.725 raste gripi në mbarë vendin, shifër që tregon rritje të ndjeshme krahasuar me javët e fundit të vitit të kaluar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)